Pajaziti: Kosova ka bërë progres drejt liberalizimit të vizave Nga "Telegrafi"Procesi i liberalizimit të vizave është sensibilizuar brenda institucioneve të Kosovës dhe brenda shoqërisë kosovare, ka vlerësuar të premten ministri i Punëve të Brendshme
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Pajaziti: Kosova ka bërë progres drejt liberalizimit të vizave Nga "Telegrafi"Procesi i liberalizimit të vizave është sensibilizuar brenda institucioneve të Kosovës dhe brenda shoqërisë kosovare, ka vlerësuar të premten ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, në takimin e radhës të Grupit punues për liberalizim të vizave.
Duke folur për arritjet e këtij grupi, ministri Pajaziti theksoi se, këto takime tregojnë përkushtimin e institucioneve të vendit dhe të huaja për të avancuar në këtë proces. “Ky proces është tregues se shoqëria jonë është e interesuar jashtëzakonisht shumë që të shkojë më tutje, të bëjë hapa përpara, në njëfarë mënyre në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me BE-në”, ka thënë ai.
Duke folur për plotësimin e kritereve të kërkuara nga Komisioni Evropian, Pajaziti theksoi se “që nga takimi i kaluar i këtij grupi punues, duhet theksuar se ka pasur progres të dukshëm sa i përket plotësimit të kritereve që dalin nga Udhërrëfyesi për liberalizim të vizave dhe planit të veprimit, si dhe zotimeve që kemi marrë nga takimi i mbajtur në janar të këtij viti me Komisionin Evropian në kuadër të Dialogut të procesit të stabilizim asociimit, posaçërisht në politikat e ripranimit dhe integrimit të personave të riatdhesuar, sigurinë e dokumenteve, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar”.
Pajaziti theksoi se, “gjatë kësaj periudhe, si dhe në muajt në vijim duhet t’i intensifikojmë angazhimet tona në plotësimin e të gjitha kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave”, që – sipas tij – do të rezultojë në ofrimin e udhërrëfyesit zyrtar nga Komisioni Evropian dhe në përshpejtimin e rrugës tonë deri tek liberalizimi i plotë i vizave me Bashkimin Evropian.
Ministri Pajaziti bëri të ditur se Kosova pret që shumë shpejtë të marrë edhe zyrtarisht Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave. “Ky është një test aspak i lehtë, një proces që do angazhime edhe më të mëdha, investime në punë të caktuara, para së gjithash kërkon një koordinim”, tha Pajaziti.