E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet me rrugët ne veri Nga "Vizion Plus" Rruga Kukës-Krume, 27 km e gjate është kthyer ne makth për shoferet dhe pasagjeret. Me problematik është segmenti Kukës-Mycë-Has, ku është shkatërruar edhe traseja për ta rindërtuar. Ne rrugën qe aktualis

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Problemet me rrugët ne veri Nga "Vizion Plus"

Rruga Kukës-Krume, 27 km e gjate është kthyer ne makth për shoferet dhe pasagjeret. Me problematik është segmenti Kukës-Mycë-Has, ku është shkatërruar edhe traseja për ta rindërtuar. Ne rrugën qe aktualisht është me një kalim, vazhdojnë te rrezohen masive shkëmborë nga faqja e malit, ndërsa punimet janë ndërprerë prej afro një muaji. As drejtues te ndërmarrjes nacionale te rrugëve ne Kukës dhe as firmat zbatuese te projektit nuk japin shpjegime për pezullimin e punës. Kostoja për ndërtimin e rrugës Kukës-Krumë llogaritet ne 15 milion dollarë. Por deri tani janë akorduar nga qeveria vetëm 3 milion dollarë, pra vetëm për njërin prej pese loteve. Nderkohe, edhe rruga Bajram Curri-Cerrnice qe lidh Tropojën me Kosovën është thuajse e pakalueshme. Veç gropave te thella ne rruge, rreziku shtohet edhe me shume nga shembja e dherave e gurëve te mëdhenj. Edhe Ura mbi lumin Valbonë, përgjatë këtij aksi është ne prag te shembjes. Prej kohesh është pezulluar kalimi i makinave te tonazhit te rende ne te. Por drejtues te ndërmarrjes se rrugëve pohojnë se rreziku është i madh edhe për makinat e vogla. Pavarësisht situatës se krijuar, ata deklarojnë se ndërmarrja nuk ka fonde për te ndërhyrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›