Edi Ruçi & Gramoz Rama?
Edmond Tupja
Përse ky titull?” – mund të pyesë me shumë të drejtë lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës. Sigurisht që në vend të këtij titulli mund të kisha vënë, për shembull: “Osmoza Ramaruçi” ose “Osmoza Ruçirama”, por, për të qenë i sinqertë me lexuesin, do të pohoj se titulli i zgjedhur ndoshta e pasqyron më me kripë atë që ka ndodhur e po vazhdon të ndodhë në kokën e zotit kryetar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po shpjegohem: Ndonëse kur nisi luftën për të ardhur në krye të Partisë Socialiste të Fatos Nanos, Edi Rama pretendoi gati botërisht se donte ta pastronte këtë parti nga fryma e vjetër kriptopuniste, koha shumë shpejt tregoi, vërtetoi dhe dëshmoi katërcipërisht se ai, me ta realizuar aspiratën e tij obsesivo-kompulsive, u lidh pikërisht edhe me disa kriptopunistë në metodologji e, ndoshta, në ideologji, si Gramoz Ruçi, ndër të tjerë. Natyrisht, e bëri këtë për arsye pragmatiste që edhe mishi elektoral të piqej, edhe helli i karrierës së tij të mos digjej. Pra, zoti kryetar i Partisë Socialiste tregoi se e njihte mirë parimin dhe praktikën e njohur të mimetizmit, d.m.th. të përshtatjes me mjedisin kësaj radhe jo më për të mbijetuar, por për të mbretëruar në gjirin deri diku gjirizor të Partisë Roza Rozina (na sill ca trëndafila...). Sidoqoftë, tani, pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar, Edi Rama, në vend të bënte një politikë të re me politikanë të rinj (jo pak intelektualë në fillim karriere iu përgjigjën thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe që të bashkëpunonin për fitoren e shpresuar të Mama Roza Rozinës), përqafoi një politikë edhe më të vjetër se ajo e Fatos Nanos: atë të konfliktit të ashpër jo më ndërpartiak, por në nivel kombëtar. ç’do të thotë kjo? E thjeshtë fare: gjatë fushatës zgjedhore që parapriu 28 qershorin shqiptarisht të famshëm, Edi Rama hodhi në qarkullim tezën e frikshme të “popullit opozitar”, çka presupozonte, nga ana tjetër e barrikadës elektorale, ekzistencën e një “populli pozitar”, interpretuar ndryshe, por duke ndjekur logjikën e mbrapshtë ramiste apo, më saktë, rameske, tezën e kundërvënies së një pjese të popullit shqiptar me pjesën tjetër, çka të kujton tezën e dikurshme, po aq të frikshme, të kundërvënies midis Veriut e Jugut, pra, gegëve e toskëve, ose midis komunistëve dhe nacionalistëve gjatë Luftës nacionalçlirimtare. Kjo prirje e rrezikshme, Edi Ramës nuk i erdhi nga qielli, atë ai e gjeti te fryma kriptopuniste e Gramoz Ruçit, i cili, para disa ditësh, e tradhtoi veten kur, tek orvatej të tërhiqte dëshpërimisht propozimet socialiste nga gjykimi i Kuvendit, tha hapur, shkoqur dhe açik: “Ne tërhiqemi, populli le t’u dalë zot fateve të veta, ne do të jemi përherë bashkë me të!” “T’u dalë zot fateve të veta...” Në ç’mënyrë (apo mënxyrë)? Mos vallë si në vitin e mbrapshtë 1996, kur ai rrëmbeu armët dhe Partia Socialiste, në njëfarë mënyre, u vu në krye të tij? Kjo është pyetja që më erdhi aty për aty në mendje tek e dëgjoja të shprehte këtë mendim rrënqethës. Druaj vërtet se mos të njëjtin kuptim ka deri diku edhe teoria e Edi Ramës, e rrëzimit të Qeverisë me manifestime të pandërprera në rrugë deri sa të organizohen zgjedhje të parakohshme ose të ndodhë ndonjë e pathënë apo e pabërë.
Për rrjedhojë, më duket se titulli që i kam vënë këtij shkrimi është më pranë së vërtetës se çdo tjetër që mund të kisha zgjedhur: midis Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, thënë ndryshe midis një jopolitikani aparatçik që merret me politikë dhe një aparatçiku politikan (Ministër i Brendshëm në kohën kur diktatura komuniste po jepte shpirt) me të cilin merret politika, kemi osmozë, ndërdepërtim, ashtu siç ndodh në se ju merrni, në kushte laboratorike, dy pllaka metalike, njëra prej ari dhe tjetra prej plumbi, i puthisni më së miri dhe lini për më shumë se njëzet a tridhjetë vjet pa i lëvizur, pastaj i shkëpusni nga njëra-tjetra dhe shihni se molekula ari kanë depërtuar në pllakën prej plumbi dhe molekula plumbi kanë depërtuar në pllakën prej ari. A e kuptoni, pra, përse Edi Ruçi dhe Gramoz Rama janë ata që janë? Sigurisht, asnjëri prej tyre nuk është prej ari, madje as prej plumbi, por ky metali i fundit më kujton një parullë të kohës së diktaturës komuniste: “Votat tona, plumb për armikun!”. Një parullë që Edi Ruçi dhe Gramoz Rama duan ta zbatojnë me çdo kusht në një kontekst kombëtar e ndërkombëtar, krejt të ndryshëm nga ai i kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri.