E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajaziti: Tadiç nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti tha të enjten se asnjë delegacion zyrtar, i cili nuk do të marrë leje nga autoritetet vendore për të vizituar Kosovën, nuk do të lejohet që të hyjë në territorin e saj. Deklarata e ministrit Pajaziti pason njoftimet se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç do ta vizitojë të premten Kosovën.

Njoftohet se Ministria e Punëve të Brendshme ka autorizuar policinë që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit serb. Autoritetet kosovare kohëve të fundit ua kanë ndaluar disa herë hyrjet në Kosovë zyrtarëve serbë, përfshirë këtu edhe ministrin për Kosovë në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç. Deri së voni, vizitat e udhëheqësve serbë në Kosovë ishin lejuar nga UNMIK-u, por kjo përgjegjësi tani ka kaluar në duar të institucioneve të vendit. /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›