E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miloshoski: Propozimi Maqedonia Veriore i papranueshëm

Shkup - Kontesti me Greqinë nuk është për emrin, por ka për qëllim ta dëmtojë identitetin dhe gjuhën maqedonase, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Miloshoski.

“Nëse ata të cilët besojnë se me lëshime të shpejta dhe lehta sa i përket emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë do të bëjmë diçka që do ta përforcojë dinjitetin tonë kombëtar konsideroj se duhet të shqyrtohen, për shkak se këtu presionet nuk do të ndalen. Ky kontest nuk është vetëm për emrin dhe ky kontest ka një axhendë të fshehur, ndërsa tani më edhe e hapur ta dëmtojë identitetin kombëtar dhe gjuhësor të popullit të Maqedonisë. Si politikanë, si gazetarl dhe si qytetarë të Republikës së Maqedonisë kemi të drejtë sovrane në bazë të normave ndërkombëtare, por kemi edhe obligim ta mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar", theksoi Milloshoski duke e komentuar deklaratën e dhënë këtyre ditëve nga ambasadori i Greqisë në Uashington Alaksandros Malas se propozimi "Republika Veriore e Maqedonisë" mund të sjellë deri te zgjidhja për kontestin.

Sipas tij, deklarata e Maljas se propozimi "Republika Veriore e Maqedonisë" mund të sjellë deri te zgjidhja e idesë njëpalëshe e cila ende nuk është konkretizuar dhe i përgjigjet vetëm njërës palë, për të cilën arsye prishet qëllimi i procesit të dialogut që të arrihet deri te ndonjë zgjidhje kompromise, deklaroi Milloshoski.

Ai tha se përcaktimi i karaktersitikave të sovranitetit të një shteti, një kombi, përfshirë edhe emrin, shtoi ai, nuk varet nga deklarata e një ambasadori grek, e as nga vullneti i një Qeveria greke.

"Dhënia e komenteve nga përfaqësues të lartë të diplomacisë greke për çfarëdo lloj propozimesh të cilat ende nuk janë konkretizuar tregon se propozimet e atilla kur do të konkretizohen shkojnë në dobi vetëm të njërës palë - janë të pabalancuara, janë të njëanshme dhe konsideroj se me këtë prishet qëlllimi i dialogut që të arrihet deri te zgjidhja kompromise. Ndërsa me deklaratën e dhënë nga ambasadori i Greqisë në Uashington konfirmohet se idetë e këtilla janë njëanshme dhe i përgjigjen vetëm njërës palë. Konsiderojmë se kjo do të jetë një tregues mjaft i mirë për ndërmjetësuesin ta marrl parasysh edhe në punën e kësaj çështjeje të arrijë deri te ndonjë propozim të balancuar", tha Milloshoski.(INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›