Feith: Qeveria e Kosovës, vendos për vizitën e Tadiçit
Prishtinë - Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith, u ka propozuar autoriteteve në Prishtinë që të mundësojnë vizitën e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç në Kosovë. Feith ka thënë se institucionet e Kosovës janë kompetente të vendosin për vizitën e presidentit serb, por ai ka porositur autoritetet që ta kenë parasysh nevojën e relaksimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe të mundësojnë këtë vizitë, pasi ardhja e Tadiçit në Kosovë ka të bëjë me festën e pashkëve ortodokse. rel