Kriza, Karamanlis: Do te mbrojme konsumatoret

Qeveria greke do te mbroje konsumatoret greke nga abuzuesit dhe nga cmimet fikse. Kryeministri Kosta Karamanlis theksoi se buxheti i shtetasve te vendit te tij po vuante, nderkohe qe kriza financiare po thellohej.
Greqia e ka kaluar efektin me te rende te krizes ekonomike, qe mund te jete falimetimi i bankave, por ngadalesimi ekonomik ka detyruar qeverine te rrite taksat, nderkohe qe pagat jane ne te njejtat nivele edhe me rritjen e cmimeve.
“Shume prej shtetasve tane po perballen me veshtiresi, vecanerisht te papunet, punonjesit me paga te uleta dhe pensionistet”, u shpreh Kostas Karamanlis ne nje konference shtypi.
"Cmimet po rriten dhe padyshim qe disa vite presioni financiar ne tregjet greke ka rritur efektet mbi buxhetin e shtetasve greke", shtoi ai.