Kosove-Maqedoni, hiqen piramidat e kufirit

Ata kane filluar te heqin edhe piramidat kufitare te sapo vendosura nga komisioni ndershteteror. Shume prej tyre jane te armatosur e te maskuar dhe thone se nuk i frikesohen nje perballjeje ushtarake me forcat e sigurise.
“Nuk do te vihet guri ketu. Nuk do ta lejojme. Ky eshte territori jone”, shprehet nje person i armatosur ne fshatin Libisht. Edhe banoret e tjere, ata qe nuk mbajne arme dhe nuk jane te armatosur, pohojne te njejten gje.
“Kufiri Kosove-Maqedoni nuk eshte ky. Kete zone na e kane marre qe ne 58-en dhe qeveria nuk ka bere asgje per ta marre serish. Nuk jemi dakord me shkeputjen e tokave te territorit tone. Kufijte jane me tej, jo ketu”, thote banori Vehbi Xhemishti.
Ne Libisht dhe ne fshatrat e tjera ne kufij, personat e armatosur ruajne edhe gjate nates ate pjese territori qe e konsiderojne te tyrin.