Portugalia njeh pavaresine e Kosoves

Qeveria e Portugalise ka njohur mbremjen e sotme zyrtarisht shtetin e ri te Kosoves.
Vendimin e qeverise se Lisbones e ka publikuar ne Parlament, ministri i Jashtem portugez, Luis Amado.
“Eshte ne interesin e shtetit portugez te procedoje sot me njohjen zyrtare te pavaresise se Kosoves. Ne jemi te bindur se pavaresia e Kosoves tashme eshte e pakthyeshme”, ka deklaruar Amado para komitetit per marredheniet me jashte ne Parlamentin e Portugalise.
Pas vendimit te sotem Portugalia eshte vendi i 22-te i BE-se qe ka njohur shtetin e ri.