E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës pranon kërkesën e serbe në OKB

 

HAGË - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tha se ka pranuar kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme për të dhënë mendimin mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Gjykata do të hartojë një listë të shteteve dhe organizatave, që do të mund t'i japin informacione relevante. Pas kësaj do të caktohet koha e dëshmive dhe e dëgjimeve publike.
Ekspertët amerikanë vlerësojnë se “miratimi i kërkesës së Serbisë që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë opinionin e saj mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, por edhe pse për Serbinë duket si fitore, nuk do të ndryshohet politika perëndimore mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
(a.s/Balkanweb/RTK)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›