E Diel, 1 Nëntor 2026

Pajisja e shtetasve me karta, shkakton debat në Kuvend

Procesi që po shoqëron pajisjen e shtetasve me dokumenta identifikimi ka shkaktuar debate në Kuvend ku PS hedh dyshime për një proces që është i destinuar të dështojë. Klosi në emër të PS tha se procesi po dështon edhe për shkak të paaftësisë. 

TIRANE- Procesi i pajisjes së shtetasve me dokumenta identifikimi ka shkaktuar debate të ashpra në seancën parlamentare të kësaj të ejnte. Në emër të Partisë Socialiste deputeti Blendi Klosi deklaroi në Kuvend se është krijuar një situatë alarmante e cila do të çoj procesin në dështim. Klosi ripërsërit kërkesën e socialitëve për ngritjen e një komisioni, ndërsa tha se paisja me dokumenta është një tjetër premtim i pa mbajtur i qeverisë Berisha.
Por në emër të qeverisë zëvendëskryeministri Genc Pollo, tha se duke i mëshuar idesë së dështimit opozita po largon shtetasit nga procesi i aplikimit. Sipas Pollos numri i dublikimeve është sa 1 e 3 e asaj që pretendojnë socialistët. Një situatë e tillë ka shkaktuar debate në radhët e opozitës e cila nëpërmjet Kastriot Islamt deklaroi se nuk synon dështimin e procesit, por transparencë të plotë ndaj tij dhe pajisjen e sa më shumë shtetasve me dokumentin e identifikimit deri në fund të muajit qershor të këtij viti. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›