E Diel, 1 Nëntor 2026

Nju Xhersi: Aeroplani “Boeing 777” realizon ulje emergjente

13/05/2010 Nga frika e shpërthimit, piloti ka hapur rezervuarin e karburantit, duke hedhur në ajër 170000 litra të karburantit, ndërsa përgatitej për një ulje një orë pasi ishte nisur nga i njëjti aeroport

NEW JERSEY: Banorët në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Newark”, në qytezën Somerset - Nju Xhersi, u ankuan dje tek autoritetet vendore për erën e gazit të hedhur nga një aeroplan udhëtarësh, të dielën pasdite, mbi shtëpitë e tyre.

Sipas shtypit, thuhet se një aeroplan udhëtarësh “Boeing 777” i aerokompanisë “Continental”, i nisur nga ky aeroport për në Tokio, pasi ka konstatuar në ajër, gjatë fluturimit, një defekt mekanik, nga frika e shpërthimit ka hapur rezervuarin e karburantit, duke hedhur në ajër 170000 litra të karburantit, ndërsa përgatitej për një ulje emergjente.

Aeroplani i udhëtarëve “Boeing 777” i aerokompanisë “Continental”, nisur nga ky aeroport për në Tokio, i cili mbante 275 pasagjerë dhe 16 anëtarë ekuipazhi, u kthye urgjentisht në aeroport, në më pak se një orë pasi nisi fluturimin, për shkak të një problemi hidraulik, thonë hetimet e para nga Aeroporti i Ndërkombëtar “Newark”.

Sipas tyre, një udhëzim që përdorin zakonisht pilotët me përvojë përpara se të prekin poshtë në rast defekti, kur mendohet se mund të shpërthejë edhe zjarri, është e nevojshme të bëhet patjetër zbrazja e rezervuarit të karburantit më parë se avioni të ulet.

Këtë e pohojnë edhe ekspertët, teksa thonë se "hedhja e karburantit në ajër ka ardhur ngaqë piloti i tij, për të mos i shpërthyer avioni, bën vetëzbrazjen e karburantit", thotë një zëdhënës i FAA. Ata sqarojnë se "përhapja e saj në ajër vjen si re e madhe mjegulle, e cila, ka veti të avullohet në ajër, pa rënë në tokë, megjithëse era e saj përhapet shumë shpejt".

Kështu, tha zëdhënësja e FAA, ka ndodhur edhe dje me shqetësimin edhe me banorët e disa komuniteteve të zonës përreth aeroportit në Somerset County, të cilët kanë telefonuar policinë, sepse ata ishin të shqetësuar në lidhje me këtë lloj ere të keqe. Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit (Department of Environmental Protection - DEP) këmbënguli, duke thënë se “po të hidhni një sy në incidentin e djeshëm, vërehet fare qartë se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin ose rrezik tjetër i njohur".

Era e gazit u ndie mbi qytetet Somerset County dhe Middlesex mbas orës 12:30 të mesditës, sipas kohës lokale, dhe u shpërnda shumë shpejt, mbasi avioni fluturonte me një shpejtësi të lartë, në mënyrë që të largonte çdo rrezik për ndotjen, tha një zyrtar vendor, zoti Ragonese.

Aeroplani “Boeing 777” , i aerokompanisë “Continental”, kur derdhi karburantin fluturonte në një lartësi prej rreth 4.500 metra, çka nuk kishte asnjë rrezik për të shpërthyer zjarr mbi ndërtesat që ndodheshin poshtë tij, tha Barry Van Horn, marshalli i Somerville.

Megjithatë, skuadrat e shuarjes së zjarrit në këtë zonë u vunë në gatishmëri në të gjithë qarkun, dhe kjo ishte një situatë e tensionuar për një farë kohe, tha Hauard Norgalis komandat i grupit të zjarrfikësve të Degës së Veriut, kompani e cila shërben në dy qytete: Bridgewater dhe Branchburg.

Zyrtarët e aerokompanisë “Continental” pretendojnë se avaria ndodhi ngaqë avionit i "shpërtheu një gomë", dhe se askush nuk u plagos gjatë uljes emergjente.

Një pasagjer, i cili ishte në gjumë dhe nuk kishte kuptuar asgjë se çfarë kishte ndodhur, menjëherë pasi dëgjoi duartrokitjet thotë se: "unë u zgjova nga të gjitha ato duartrokitje, pa marrë vesh se çfarë ishte duke bërë aeroplani. Veçse pashë një ulje në New Jersey dhe stjuardesat e ekipi i pilotëve po na thoshte: "Mirë se vini mbrapa, dhe ju kërkojmë ndjesë!"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›