“Darka e gabuar”, në Teatrin Kombëtar
13/05/2010 Vepra e dramatizuar sipas romanit të Kadaresë rikthen Fatos Haxhirajn, aktorin Artan Imami dhe risjell Ndriçim Xhepën “gjerman”
Përgatitjet për “Darkën...” kishin filluar prej kohësh, por vetëm tani ajo është gati të “shijohet“ nga publiku. Dramatizimi i veprës së Ismail Kadaresë “Darka e gabuar”, pjesa me regji të Fatos Haxhirajt do të vijë nesër në Teatrin Kombëtar për të vijuar edhe më 14, 15 dhe 16 maj. Për të interpretuar janë përzgjedhur disa nga aktorët më të mirë shqiptarë, si: Ndriçim Xhepa, i cili “rikthehet“ në skenë pas “Xhaxha Vanjës“, Bujar Asqeriu, Artan Imami, Ahmet Pasha, Naun Shundi, Anastas Kristofori, Mehdi Malka, Guri Koço, Marjana Kondi, Erjona Kakeli, Pirro Malaveci, Andon Qezari, Merkur Bozgo, Sokol Angjeli, Bajram Dosti, Gjergji Mena, Dritan Boriçi, Marsiaz Lila dhe Anil Frashëri. Skenografia vjen si realizim nga Taulant Pustina, kompozitor Ardit Gjebrea dhe kostumografia nga Durim Neziri.
“Darka e gabuar” është kronikë e ndryshimeve dramatike, përmbysjeve, përjetimeve të dhunshme, tragjikomedisë që kaloi Shqipëria që nga kapitullimi i Italisë, pushtimi gjerman e deri në vdekjen e Stalinit, kohë kur hidheshin themelet e “Rendit të Ri”, komunist. I bazuar në një ngjarje të vërtetë, për të cilën janë dhënë interpretime të ndryshme, Ismail Kadare bën “autopsinë” jo vetëm të qytetit, por sidomos të periudhës historike të fillimit të vendosjes së diktaturës komuniste, këtij mashtrimi të madh, viktimë e të cilit janë në radhë të parë intelektualët. Ngjarjet ndodhin në Gjirokastër ku jeton dhe punon doktor Gurameto i madh (Bujar Asqeriu), kirurg i qytetit, i cili ka studiuar në Gjermani.
Pararoja e trupave gjermane që futen nga Greqia për të pushtuar Shqipërinë qëllohet nga komunistët. Si rrjedhojë qyteti bombardohet dhe në vazhdim merren peng 80 civilë.
Doktor Gurameto i madh fton për darkë komandantin nazist, Fritz Von Shvabe (Ndriçim Xhepa) që ka qenë dikur shok shkolle me të. Në përfundim të “Darkës” pengjet lirohen dhe doktor Gurameto shihet si hero në sytë e disave, shpëtues i qytetit dhe si armik, në sytë e të tjerëve. Kjo “Darkë” u bë e “Gabuar” pasi fatalisht përcaktoi kthesën në jetën e doktorit.
Fatkeqësisht, akoma edhe sot, ne nuk jemi ndarë nga ajo e kaluar e hidhur. Me qindra janë viktimat, të cilët ende nuk kanë një varr...
Vetë regjisori Haxhiraj ka pohuar se këtë vepër e ka përzgjedhur për idetë që ka dhe për faktin se kur e kishte lexuar për herë të parë, kishte parë shumë personazhe që mund të viheshin në skenë. Sipas tij, romani ka një ndërthurje interesante mes komikes, tragjikes, ironisë dhe në këtë pjesë (ashtu si dhe në të tjera), Kadare sipas regjisorit është me të vërtetë shekspirian.
Ngjitja në skenë e romanit të dramatizuar të Kadaresë, ngjall kuriozitet për t’u parë edhe për faktin e thjeshtë se lënda bazë mban emrin e shkrimtarit të madh, sipërmarrjet me veprat e të cilit jo rrallë nuk kanë mundur të realizohen ashtu siç kanë premtuar regjisorët. Janë krijime me një strukturë jo të thjeshtë krijimi dhe të thellë psikologjikisht, të vështirë për t’u harmonizuar në veprime dramatike apo filmike.
Këtë herë dramatizimi i veprës së Kadaresë është bërë nga vetë regjisori Haxhiraj, që rikthehet në teatër pas 20 vitesh. Diçka interesante për këtë shfaqje është interpretimi i aktorit të njohur Ndriçim Xhepa, i cili interpreton për herë të dytë në veprën e Kadaresë, e për koincidencë për të dytën herë në rolin e gjermanit. Për herë të parë ai ishte “gjermani” tek “Kthimi i ushtrisë së vdekur“, sipas veprës “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Personazhe të tjerë të pjesës janë hetuesi, që vjen nën interpretimin e Artan Imamit, e që po ashtu është një “risi” për skenën e TK-së, pasi shënon rikthimin pas 10 vitesh të aktorit.
Romani i Ismail Kadaresë, i kthyer në dramë nga Fatos Haxhiraj, është shpallur fitues pas konkursit përzgjedhës për Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe. Në këtë konkurs u dorëzuan 16 drama nga autorët: Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, Z.S. Di Magio-Veprat, Fatos Haxhiraj, Stefan Çapaliku, Vangjush Popli, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni, Sheri Mita, Pëllumb Kulla, Vladimir Lule, Thanas Borodani, Gëzim Alpion.
B. Goce