E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajisjet për KESH, procedurat për shtyrjen e TVSH

Të gjitha kompanitë apo subjekt që do të importojnë pajisje apo makineri për llogari të punimeve në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare do të mund të përfitojnë shtyrje të pagesës së TVSH-së përtej afatit 12-mujor, por pas një sërë procedurash. Vendimi i miratuar dje në mbledhjen e qeverisë bën edhe këto saktësime. Fillimisht është drejtoria rajonale ajo që bën verifikimin dhe çdo konfirmimin se gjithçka është në rregull. Pas kësaj subjekti i tatueshëm do të duhet që të bëjë një kërkesë pranë ministrit të Financave ku të kërkojë edhe shtyrjen e afatit të pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar në një afat mbi 12-mujor, por sigurisht që këtë kërkesë duhet ta saktësojë edhe me detajet e nevojshme për llojin e investimit që po kryhet dhe  afatin e përfundimit. Ministri i Financave, brenda 7 ditëve nga data e protokollimit të kërkesës, miraton ose jo zgjatjen e afatit të shtyrjes së pagesës së TVSH-së për subjektin. Po kështu, në vendim është parashikuar edhe pjesa e rakordimit të llogarive të subjektit nëse ai rezulton kreditor pranë Tatimeve dhe debitor pranë Doganave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›