E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili në Itali:Thellohet bashkëpuniminë shëndetësi

TIRANë- Thellohet bashkëpunimi dypalësh në fushën e shëndetësisë mes Ministrisë shqiptare të Shëndetësisë dhe Departamentit për Shëndetësinë të Rajonit të Toskanës në Itali. Gjatë një vizite dyditore në Firence, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, dhe Përgjegjësja e Departamentit për Shëndetësinë e Rajonit të Toskanës, Daniela Scaramuccia, nënshkruan të parën marrëveshje trevjeçare për zhvillimin e një bashkëpunimi reciprok, me qëllim vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Bazuar në kontratën e nënshkruar palët përcaktuan modalitetet e bashkëpunimit si shkëmbim të informacioneve në shëndetësi, aktivitete informuese, takime të përbashkëta pune dhe realizimin e projekteve me interes reciprok, shkëmbim eksperiencash, shkëmbim praktikash të suksesshme mjekësore dhe modelesh organizative, por edhe të specialistëve, mjekëve, docentëve, kërkuesish shkencorë e punonjës të institucioneve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›