BE hap negociatat e integrimit me Serbinë dhe të MSA-së për Kosovën
Luksemburg- Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur hapjen e negocitave për marrëveshjen e stabilizim-asocimit me Kosovën. Vendimin përfundimtar do ta marrin krerët e shteteve të Bashkimit Evropian, në një samit të premten. Komisioneri për zgjerim Stefan Fule ka thënë se si Kosova e po ashtu edhe Serbia kanë treguar përkushtim në procesin e negociatave, raporton Koha Ditore.
Po sot, BE-ja ka vendosur të hapë negociatat e integrimit me Serbinë. Vendimi është marr të martë në Luksemburg gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, por ky epilog kërkon konfirmim të liderëve evropian të cilët pritet të takohen të enjten dhe të premtën në Bruksel,- transmeton REL.
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian ka përshëndetur rezultatin që kanë prodhuar kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së, duke e quajtur si provë e kredibilitetit pas hapave të paprecendetë që u ndërmorën në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Diplomatët kanë aluduar se negociatat mund të fillojnë më së voni në fillim të vitit të ardhshëm.
Në ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është i bindur plotësisht se Serbia do ta ketë shumë shpejt datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo do të ndodhe pa kushte dhe kontrolle të reja, dhe pa e pritur mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian që mbahet në dhjetor. Nëse unë jam gabim, unë do të pranoj gabimin tim, por gabimi nuk do të jetë produkt i një përpjekje të dobët apo mungesa e angazhimit dhe energjisë nga ana e Serbisë, por një produkt i vullnetit politik të dikujt i cili nuk ka të bëjë asgjë me rezultatet që kemi arrit, ka thënë Vuçiç për mediat serbe.
“Në dy forume, votimi ishte 26 për një dje, që do të thotë se Serbia nuk është e vetme. Unë jam i bindur se miqtë tanë gjermanë do të kuptojnë këtë mesazh në mënyrën më të mirë dhe do të marrin një vendim në Bundestag pasnesër”.