Prove demokracie ne Ukraine

Pak dite para zhvillimit te zgjedhjeve rajonale dhe komunale presidenti ukrainas Viktor Janukovic i kerkoi guvernatoreve qe te kujdesen per zhvillimin demokratik te zgjedhjeve. Kini parasysh se per shkelje ose keperdorime do te kete reagime te shpejta paralajmeroi Presidenti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Viktor Janukovic flet per reagime te shpejta
Po atij iu desh tashme qe te reagonte nderkohe pasi perfaqesues te partise opozitare Atdheu gjeten ne magazinen e nje shtypshkronje ne Sharkiv ne Ukrainen lindore 130 mije vota qe pretendohen se jane fallsifikuar. Janukovic ngarkoi prokurorine qe te kontrollonte ate cka u gjet.
Prokurori Jevhen Popovic tha me pas se votat ishin nje rezerve speciale e cila sipas ligjit duhet prodhuar. Policia prezantoi versionin e vet duke thene se sipas drejtorise se shtypshkronjes votat e gjetura ishin pjese e provave te shtypjes te bera paraprakisht.
Akuza kunder partise se Presidentit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Julia Timoshenko paralajmeron per manipulime
Julia Timoshenko kryetarja e Partise Atdheu tha se kerkush nuk mund te thote se vota te ngjashme si ato qe u gjeten ne Charkiv nuk gjenden edhe ne zona te tjera te Ukraines.
Menjehere pas kesaj deklarate disa parti opozitare thane se kane gjetur ne Chmelnizkij dhe Ivano- Franivsk te Ukraines perendimore disa dhjetra mijera vota te fallsifikuara. Opozitaret tremben se do te kete manipulime zgjedhjesh. Ata paralajmerojne per nderhyrjen e burimeve administratore nga ana e partise ne pushtet neper rajone. Me kete ata kane parasysh perdorimin e logjistikes shteterore si pershembull mediat ose automjetet por edhe mobilizimin e zgjedhesve ne institucionet shteterore dhe ndermarrjet.
Akuza kunder partise se Janukovicit kane edhe komunistet te cilet perbejne koalicionin qeveritar se bashku me partine e presidentit dhe bllokun e kryetarit te parlamentit Volodymyr Lytvyn.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i komunisteve Petro Simonenko
Keshtu perfaqesues te partive ne rajone kane penguar ne zonen ukrainolindore te Donezkut dhe Luhanzkut pjesemarrjen e komunisteve ne zgjedhje. Kryetari i komunisteve Petro Simonenko tha se kjo behet me udhezimet e dhena nga Kievi. Partia e rajoneve ka siguruar ne kete menyre marrjen e te pakten 60 perqind te votave.
Opozita mund te marre me shume vota
Sondazhet tregojne se Partia e Janukovicit ka humbur ne simpati qe prej zgjedhjeve presidenciale. Ekspertet e Open Society Institute thone se kjo ka te beje me mospermbushjen e premtimeve te bera ne zgjedhje. Keshtu per shembull Janukovici kishte thene nder te tjera se shitblerja e tokes do te behej me transparente ne menyre qe firmat e vogla te kene perfitime fiskale. Pervec kesaj ukrainasit i shqeteson rritja e madhe e cmimit te gazit e cila shoqerohet me rritje cmimesh te produkteve ushqimore dhe te tarifave te transportit publik.
Keshtu sipas eksperteve blloku opozitar i Timocenkos si dhe partite e tjera mund te marrin rezultate me te mira se ne zgjedhjet e fundit.
Autor Markojan Ostaptschuk/ Aida Cama
Redaktoi Lindita Arapi