Pakësoni xhelozinë tuajNga “Wall Street Journal”Liderët e Evropës do të shkojnë në Pittsburgh nga fundi i muajit për takimin e G-20 dhe një nga prioritetet e axhendës së tyre është të bindin SHBA për të pranuar kufizimin e shpërblimeve dhe pagesat e
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Pakësoni xhelozinë tuajNga “Wall Street Journal”Liderët e Evropës do të shkojnë në Pittsburgh nga fundi i muajit për takimin e G-20 dhe një nga prioritetet e axhendës së tyre është të bindin SHBA për të pranuar kufizimin e shpërblimeve dhe pagesat e bankierëve. Thonë se kjo është në interes të forcimit të rregullave financiare. Megjithatë, gjuetia e bankierëve gjithmonë ka patur një hije të luftës së klasave dhe ministri suedez i Financave e konfirmoi zyrtarisht këtë javë.
“Në shoqëritë tona do të shikojmë tensione sociale, duke parë që kemi një situatë kritike në tregun e punës”, - tha Anders Borg, vendi i të cilit mban presidencën e BE. “Është shumë me rëndësi që ne si politikanë të japim një mesazh të qartë se kultura e vjetër e shpërblimeve duhet të marrë fund”, - citonte ministrin “Financial Times”.
Me fjalë të tjera, obsesioni i Evropës me pagat e korporatave nuk ka fare të bëjë me parandalimin e “rreziqeve të mëdha”. Në Evropë, mendimi se kriza financiare u shkaktua nga rrogëtarët e majmë po kthehet në bindje të përgjithshme. Tani zoti Borg e ka pranuar se, ky mendim fals është në fakt një ndalesë populiste për të ruajtur paqen sociale, ndërsa papunësia rritet.
Ngaqë evropianët e dinë se një veprim i njëanshëm në këtë rast do të çonte në largim të talenteve financiare për në vendet më pak socialiste, ata duan që të bindin edhe SHBA. “Ne kemi bërë shumë presion ndaj palës tjetër matanë Atlantikut”, - tha zoti Borg. Por, edhe nëse Uashingtoni e pranon këtë marrëzi, mundësitë janë të pakta që të ecin në këtë linjë edhe qendrat e tjera financiare në Azi ose Lindjen e Mesme.
Natyrisht, duke fajësuar për tmerrin vetëm shpërblimet e bankierëve, kjo jo vetëm që është pandershme, por ajo e mbivlerëson fuqinë e bankierëve për parashikimin dhe analizimin e rreziqeve. Dyshohet se të gjithë këta bankierë të mirëpaguar e dinin se sa me rrezik ishte guximi i tyre, por vendosën të vazhdonin prapëseprapë në ndjekje të shpërblimeve të tyre. Ka shumë mundësi që ata nuk e panë tmerrin që afrohej më qartë se rregullatorët më pak të paguar apo se klasa politike që tani është aq se sigurt se zotëron përgjigjet. Kjo ka rëndësi, sepse, nëse zbulojmë diagnozën e gabimeve, kjo nuk do të thotë se do të jemi në gjendje të parandalojmë gabimet e ardhshme me reforma. Kjo dyfishohet, nëse shpjegimi kryesor për krizën është një përrallë e lindur nga politika, si sugjeron zoti Borg.