E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri i prish festën ProCredit-it në GolemNga Antena brenda familjesSandri ka humbur qetësinë këtë fundjavë nga zgjatja e bisedimeve për qeverinë. Të gjithë i telefonojnë atij për çdo thashethem që dëgjojnë dhe ia prishin gjakun. Kështu ndodhi dhe k

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri i prish festën ProCredit-it në GolemNga Antena brenda familjes

Sandri ka humbur qetësinë këtë fundjavë nga zgjatja e bisedimeve për qeverinë. Të gjithë i telefonojnë atij për çdo thashethem që dëgjojnë dhe ia prishin gjakun. Kështu ndodhi dhe këtë të shtunë. Gjithë nervozizmin e Sandrit e pësoi menaxheri i ProCredit Bank, që donte të organizonte një festë te fshati turistik “Laguna Blu” në Golem.

I pari që i prishi gjakun ishte Fevziu. E kishin lënë për darkë te vila në orën 20:30. Por Fevziu kishte shkuar më parë për të bërë gati servisin e darkës. Filipinaset kishin bërë gati gjithçka, dhe Fevziu verifikoi markën e pirunëve dhe servisit. Por kishte diçka që nuk shkonte. Një muzikë vinte nga “Bar Laguna” dhe Fevziu nuk duroi më.

Mori në telefon Sandrin.

- Ore ça bëhet kështu o vëlla?! Nuk vjen dot në shtëpi se të çmendin. Sa po bëj gati darkën, këtu nuk u rrika, ka plasur një muzikë këtej nga lokali.

- Nga vjen muzika, se thërras policinë dhe i q.. robt më të mirit aty? Kush janë ata b...q... që festojnë?

- Ku di unë mo burrë, një bankë se ç’është...

- Po pyet një herë Fullanin se mos bën ai k... ndonjë festë, se ai nga mëngjesi në darkë në pritje e kalon, në festa.

- Jo mo burrë, se Fullanin e pashë që po merrej me punëtorët qëparë, me shtesën e vilës, do jetë ndonjë tjetër.

- Mos është ai Artan Santo mo burrë, se atë s’e zbojmë dot, se e merr vesh doktori. Se e kanë si bankierin e shtëpisë tani.

- Jo mo burrë, nuk është Santo, se ai do ikte në Ballsh sot, mos merrte ndonjë lek nga Rezart Taçi nga ARMO, se akoma s’ia ka kthyer lekët që i dha borxh Elvana Hana për të blerë ARMO-n në llogarinë e tij.

- Po kush mund të jetë mo burrë? Q... robt, dërgoji policinë. Ja se flas unë me shefin e Kavajës tani.

- Po fol pak vetë o Sandër, se s’ka lezet ta marr unë atë tani. Unë mund të marr doktorin, t’i qaj hallin për këtë punë, po nuk u kujtua vetë ai, s’mund t’i them ndalo festën.

- Lëre, se e marr unë, i q... robt atyre. Kush janë këta b.. q... që bëkan festë te shtëpia jonë?!

Pas 2 minutash ishte në telefon me shefin e policisë së Kavajës.

- Figurë, ku je ti? Ke humb fare. Mirë hajdutët që s’i kapni mo burrë, po as këta që vijnë me saze dhe na prishin gjakun në fshat nuk i ndaloni dot?

- Patjetër shef, si është puna? - i tha polici.

- Po sa fola me doktorin tani dhe po flisnim dhe për ministrin e ardhshëm të Brendshëm, i thashë, jam me Fevziun këtu dhe Zamirin te shtëpia dhe po i thosha kë të bënte. M’u ndërpre dy herë telefoni, se doktori nuk dëgjonte zërin tim nga zhurma. Ja, ky është skandal. Do punoni ju apo do ikni për lesh?

- Po jo mo shef, ti tani po më thua. Dërgoj policët unë nime. Ku është kjo sazja që bje?

- Po këtu o afër shtëpisë sonë. Dërgo ca policë këtu, t’i heqin zvarrë njëherë.

Pas dhjetë minutash ia behën policët.

I pari i policëve kërkoi të zotin e ahengut. Doli që ishte Banka ProCredit, e cila kishte prenotuar kompleksin restorant-pishinë prej orës 15.00-02.00, për të bërë një festë me stafin e të gjitha degëve të Shqipërisë, rreth 600 vetë, me në krye drejtorin e madh. Pas 20 minutash që kishte filluar muzika, policia ishte aty. Pas disa ndërhyrjesh, festa vazhdoi, por me zë shumë të ulët.

Kjo i mjaftonte Fevziut, që gjithë femrat e bankës, të shqetësuara pse s’mund të ngrinin zërin, t’i thoshin njëra-tjetrës: “Qenka ky Fevziu këtu, s’e duron dot zhurmën.”

Po erdhi vala e dytë. Shkoi ora 20:30 dhe mbërriti Sandri në shtëpinë e Fevzos. Sapo u ul, u ngrit prapë dhe u afrua te dritarja.

- U dëgjuaka pak muzika, - tha.

- S’ka problem, se e ulën, - tha Fevziu. - Kur të mora unë, ishte në qiell. Tani është e ulët. Se fola dhe me atë drejtorin gjerman. Ishte burrë i mirë. I thashë, e kam takuar dy herë Merkelin dhe është grua shumë serioze. U çudit shumë, se nuk e paska parë asnjëherë nga afër.

- Lëre mo k.. Merkelin, po kush e duron këtë muzikë.

- Po lëre o Sandër se mirë është, e ulën ata. U mor vesh që isha unë këtu dhe e ulën.

- Jo mo k..., se nuk e lë me kaq unë.

Thirri prapë shefin e policëve.

- M’i nis prapë ata policët, - tha, - se këta po zgjasin festën. Prapë fola me doktorin dhe prapë nuk dëgjohej. Madje as Fevziu nuk e dëgjonte, që e di mirë ç’do thotë ai.

- Si urdhëron shef. Ja, po vij vet aty nime. S’ma ka marr menia që jan kaq trima ene s’e mbyllin festën.

- Eja q.. robt, se s’i duroj dot këta b.. q..., bëjnë dhe si garipa, kanë mbledh gjithë gratë e botës aty.

15 min më vonë zbarkojnë dhe furgonët e policisë me shefin në krye dhe e mbyllën fare muzikën. Shefi filloi të bërtiste: “Muzika do hapet, kur të kalojnë mbi mua këta 600 vetë që janë këtu!”

- Po pse me kaq inat? - i thoshte drejtori i madh. - S’po rrezikojmë njeri.

- Ka marrë Sandri tri herë mor burrë, do më lini rrugëve, kam dhe unë fëmijë. Ai flet me doktorin dhe s’dëgjon dot zërin e doktorit, ju doni të bëni qejf.

Ndërkohë u afrua një femër dhe iu lut shefit të ndërmjetësonte ajo me Fevziun, se kishte folur dhe para tri orësh.

- Nuk është Fevziu moj shoqe, po Sandri, - iu kthye polici. - Fevziu flet në televizor, kur Sandri flet me doktorin. Ky të bën gjëmën. Nuk është punë e Fevziut këtu, se për atë s’kisha lëviz nga Kavaja.

- Po se ne na thanë qëparë që po respektojnë Fevziun, - tha femra.

- Ti goce respekto kë të dush, unë po respektoj Sandrin, - i tha polici dhe qëndroi aty deri në 21.30, kur ProCredit Bank e ndërpreu mbrëmjen.

Pas kësaj shefi mori Sandrin në telefon.

- I zbova shefo, të iki nime apo ke noj punë tjetër?

- Jo mo figurë ik se je në rregull. Ja se tani do flas me doktorin t’i japim dorën e fundit qeverisë dhe të them unë më vonë ç’do bëjmë.

- Ene mos na kurse shefo kur keni halle të tilla. Se më ka ordh zor me të thon, po dhe të shtunën e kaluar kam ordh këtu, se më than, kan ordh disa me violina e po i bëjn muzikë njonit në lokal. U ngrita vrap dhe erdha këtu. Pyeta njonin:

- ǒështë kjo muzikë?

- Është muzikë harqesh, - më tha, quaritet, ku di unë mo.

- Lene mo këtë komoditet, i thashë, po mshele muzikën.

- Po, po dëgjon Genci, - tha.

- ǒoshtë mo ky Genci? - i thashë.

- Është Genc Ruli, - më thanë, ky që drejtoka ekonominë.

- Ore ti shoq, i thashë, ekonominë time e drejton Sandri, po mshil muzikën dhe po të doj ky Ruli të ik të pij kafe me Sandrin, ta msoj dhe unë që e ka mik Sandrin. E vërte, sa e zbova unë, e pash atë që erdhi te ty. M’u bë qejfi vallahi, po s’desha me të shqetësu. Po ti mos na kurse mo burrë për këto raste, se ne ndaj jena këtu.

- Mirë figurë, mirë, ik tani. Do të të marr, sa herë ka problem, po më lër tani, se po i bie ziles doktori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›