E Diel, 1 Nëntor 2026

Paketa e PS-se per Kushtetuten Votime me 3/5 te krereve te institucioneve

Reforma zgjedhore KQZ e re me perberje jopolitike dhe heqje imuniteti

Paketa per ndryshimet kushtetuese e artikuluar disa here ne daljet e fundit nga kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka ne themel ate qe opozita e cileson si garantimin e parimit me te rendesishem kushtetues balancimin dhe ndarjen e pushteteve. Burime nga PS per Top Channel zbulojne nje pjese te ketyre pikave te cilat do te detajohen me pas nga ekspertet e fushes. Pika e pare prej se ciles rrjedhin edhe ndryshimet e tjera eshte pikerisht ajo qe rikthen shumicen e cilesuar me 3/5-at ne zgjedhjen e krereve te institucioneve ne Kuvendin e Shqiperise. Ky ishte nje nga ndryshimet me te debatuara qe u kryen ne 21 prill te 2008 ku Presidenti i Republikes nga 84 vota u vendos te zgjidhet ne dy raundet e fundit vetem 71 vota. Kjo sipas PS i jep fund njeanshmerise se pushteteve apo favorizimit te zgjedhjes se njeanshme te Presidentit nga mazhoranca ne 2012-n kohe kur mbaron mandati i Presidentit aktual Bamir Topi. Duke konsideruar se te gjitha institucionet e pavarura jane te zhbalancuara zgjedhja me konsensus te detyruar e Presidentit sic ka qene ne Kushtetute para vitit 2008 do te garantoje sipas socialisteve qe disa prej drejtuesve te institucioneve me te rendesishme te vendit te jene produkt i konsensusit dhe jo i imponimit politik.

Pika e dyte mjaft e rendesishme ne kete pakete eshte ndryshimi i Kodit Zgjedhor nje reforme kjo e kerkuar edhe nga nderkombetaret. Sipas PS-se duhet te krijohen garancite e nevojshme ligjore qe manipulimi i ndodhur me 8 maj te mos perseritet. Por ne paketen e PS duket se do te perfshihet edhe ndryshimi i formules se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ky institucion i cili u cilesua nga opozita si pergjegjesi kryesor per manipulimin e rezultatit te Tiranes ne paketen e Partise Socialiste shikohet si nje institucion qe mund te kthehet ne nje organ apolitik. Si rrjedhoje e pikave te mesiperme sidomos asaj per balancimin e pushteteve duket se ne pakete do te perfshihet edhe nje ndryshim tjeter i rendesishem kushtetues heqja e imunitetit per aktet e korrupsionit e shoqeruar kjo me pezullim nga te gjitha funksionet publike gjate kohes se hetimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›