Procesi i Tiranes kurth djallezor i Berishes
Partia Socialiste do te formalizoje ne muajin shtator kursin e ri politik i cili ndertohet mbi shtyllat e drejtesise socialiste dhe zgjidhjes se problemeve ekonomike. Anetarja e Asamblese Kombetare Elisa Spiropali percjell ne intervisten per Shqip mendimet e saj per realitetin dhe menyren sesi PS-ja duhet te orientohet per te arritur te largoje qeverine e Sali Berishes. E ne kete sipermarrje qe po rezulton jo e lehte Spiropali shpalos edhe ambicien e organizates qe drejton FRESSH-it qe eshte krijimi i nje fronti rinor opozitar.
Partia Socialiste ne dy vjet ka ndermarre disa aksione te forta politike mes te cilave edhe nje greve urie bojkot te gjate parlamentar protesta dhe demonstrata etj. Por nderkohe kerkesat e saj mbeten te paplotesuara dhe te krijohet pershtypja per nje opozite me sfida te humbura. Si drejtuese e FRESSH-it mendoni se duhet ndryshuar dicka ne strategjine e PS
Pergjigjja e pyetjes se pse kerkesat tona nuk jane plotesuar nuk na perket edhe aq neve qe i kemi bere ato kerkesa por cetes arrogante qeverisese dhe komandantit te asaj cete Kryeministrit Sali Berisha. Megjithate sa kohe shurdheria e Berishes dhe qeverise se tij do vazhdoje disa shpjegime jemi te detyruar ti japim ne. Nga kendveshtrimi yne shpjegimi i faktit te mosplotesimit te kerkesave tona gjendet i teri brenda arsyes se protestave. Si dhe brenda shperfilljes se asaj arsyeje nga pushteti arrogances e tij driteshkurtesise se qeverisjes abuzimit me durimin e shqiptareve durim ky qe natyrisht nuk eshte i pafundme. Ne kete kontekst fale perpjekjeve qe kemi bere duket mjaft qarte se kerkesat tona jane gjithaq te paplotesuara nga pushteti sa edhe te brendesuara nga opinioni mbareshqiptar. Deshmia me bindese per kete eshte vota e 8 majit ku fale forces dhe frymes se saj Partia Socialiste mori besimin per qeverisjen e 2/3-ave te qyteteve te Shqiperise duke fituar bindshem dhe dermueshem ne qendrat e medha urbane. Kete Partia Socialiste e beri te mundur permes besimit qe shqiptaret i dhane asaj per nje administrim dhe qeverisje me te mire se ajo e kusareve te cilet prej vitesh vetem po e zhvatin dhe aspak spo e qeverisin. Me 8 maj shqiptaret e etur per progres diten ta perdorin voten e tyre si arme per te ndalur hovin e papermbajtur te nje pushteti dhunues i cili ne mungese te vizionit dhe aftesise per te qeverisur ne mungese te plote te ndjenjes se pergjegjesive te cilat nga kjo mungese rrjedhin permes nje privatizimi barbar dhe primitiv prej 6 vitesh po ben rrush e kumbulla pasurine publike ne favor te nje numri te vogel qeveritaresh nje grushti nepotikesh dhe nje tufe biznesmenesh te pushtetit. Pas kesaj plotesimi i kerkesave tona nuk eshte vecse ceshtje kohe qe i perket sigurisht te ardhmes se afert.
Opozita de facto e ka lene Bashkine e Tiranes duke e pranuar humbjen e administrimit te metejshem te saj. Cila do jete sjellja e opozites me Bashkine e re te Tiranes dhe kryebashkiakun e ri Pse kreret socialiste te minibashkive e bojkotuan takimin e pare te thirrur nga kryebashkiaku i ri Basha
Nuk eshte e mundur te humbesh apo te fitosh nje beteje ligjore kur ajo beteje per shkak te vrazhdesise se pushtetit dhe mjeteve antiligjore qe ai pushtet rendom perdor vetem ligjore nuk eshte. Humbja apo fitorja ne nje dyluftim ligjor ne kushtet e sotme te nenshtrimit te drejtesise nga politika nuk ben sens. Betejat ligjore jane perplasje te barabartesh me rregulla te qarta me standarde te barabarta me gjykues te paanshem. Kjo qe ndodhi me Bashkine e Tiranes ishte nje kurth antiligjor kryeministror i ngritur dhe i strukturuar ne menyren me diabolike te mundshme per ta marre Bashkine e Tiranes me cdo kusht dhe me cdo cmim. Me procedura te stisura me KQZ dhe Kolegj te nenshtruar etj. etj. Dhe tani kemi kryetar te ri te bashkise i cili me nje verberi te pabesueshme dhe vetemburrje te papermbajtur kujton se ka fituar. Por ne fakt ka humbur pergjithmone mundesine per te qene nje politikan i besueshem. Kete mundesi atij ia hoqi me doren e vet kryetari i tij. Sjellja jone me kete lloj kryetari bashkie do jete ajo sjellje qe nje kryetar i tille meriton. Sjellje e pershtatshme me nje njeri te cilit funksionin nuk ia ka dhene as talenti apo zotesia vetjake as vota as e drejta ligjore dhe asnje merite tjeter por ia kane dhuruar thjesht dhe vetem babagjyshi i partise se tij njelloj si babagjyshi i Vitit te Ri qe u sjell kalamajve dhuratat nga oxhaku plot me bloze ne erresiren e mesnates kur ata flene gjume dhe nuk shohin asgje.
Ka zera brenda PS-se qe kerkojne konstituimin e plote te Forumeve te Partise nder to edhe te FRESSH-it. Ju si drejtuese e ketij Forumi si e shihni te ardhmen e tij brenda Partise Socialiste
Duhet sqaruar se pari problemi lidhur me ata qe ju i quajtet zera. Per fat te keq po ndodh jo rralle qe zera normale madje dhe tinguj harmonioze shprehje te qarta te mirefunksionimit dhe demokracise se brendshme te Partise Socialiste transformohen dhe interpretohen ligsht permes nje segmenti te caktuar te industrise mediatike qellimkeqe. Ata zera transformohen ne cjerrje dhe gerr-verre te paqena te stisura me te vetmin qellim baltosjen me cdo kusht te opozites shqiptare. Per ti hyre me ne thelb pyetjes suaj ne Partine Socialiste po ndodh nje proces organizimi teresor nje analize e hollesishme dhe e gjithanshme nje shqyrtim realist i te gjitha strukturave. FRESSH eshte sigurisht pjese e tere ketyre strukturimeve dhe permiresimeve. Qellimi i FRESSH eshte sa i thjeshte i rendesishem largpames Krijimi i nje fronti rinor opozitar. Ne cdo qelize te mjediseve shqiptare. Kudo ku ka te rinj. Ne cdo klase ne cdo shkolle ne cdo universitet ne cdo lagje ne cdo njesi. Ku do perballemi me qartesi dhe ndjeshmeri ndaj secilit te ri apo te re. Per ti qartesuar te gjithe te rinjte nje nga nje lidhur me kete rrethim dhe ngushtim te paprecedente qe i eshte bere lirise demokracise dhe meritokracise ne Shqiperi permes infektimit te gjitha qelizave sociale. Do ta bejme kete duke vendosur perballe regresit te vjeter dhe te lodhur pushtetar progresin e fresket dhe te vetvetishem rinor. Perballe interesit te ftohte material punen e pandalur idealizmin dhe atdhedashurine. Perballe bizantinizmit dhe intriges diturine dhe perkushtimin. Konstituimi i FRESSH-it mbi themele rregullash te forta dhe te qarta do beje te mundur mbeshtetjen reciproke te FRESSH-it dhe te Partise Socialiste si ne problemet rutinore ne betejat opozitare fushatat elektorale dhe gjithcka tjeter. Pra nje FRESSH pjese integrale e Partise Socialiste me te gjitha efektet defektet rezultatet sukseset fitoret.
Nderkohe qe PS eshte ne proces riorganizimine jeten publike ka disa aksione sociale sic eshte greva e minatoreve aksioni per ndaj te cilave PS hesht. Pse kjo heshtje dhe indiference e opozites
PS nuk eshte e vetmja opozite ne Shqiperi. Minatoret qe jane ngujuar ne greve urie ne zgafellat e minieres se Bulqizes shume prej te cileve une i njoh personalisht nga grevat e 2007-s per kushte me te mira pune se bashku me ata qe protestojne jashte rrethimeve te minieres jane gjithashtu nje force opozitare e fuqishme. Por pavaresisht ketij fakti nuk ka force tjeter politike ne Shqiperi qe ti kete mbeshtetur kerkesat e tyre me fuqishem se Partia Socialiste. Duhet pasur parasysh se Edi Rama dhe Partia Socialiste kane qene te vetmit qe u kane premtuar dhe u premtojne minatoreve status. Pra status jo per te rehatuarit e paket te qyteteve por per ata qe rropaten neper llageme nentokesore gjithe jeten dhe shpesh vdesin para se te arrijne moshen e pensionit. Ne bejme sa mundemi per minatoret. Sepse minatoret po e bejne si duhet luften e tyre ne mbrojtje te te drejtave te cilat ua jep Zoti Ligji si dhe koncesioni i nenshkruar nga kompania. Per investime te pakryera ne minieren qe rrezikon mbylljen rroge te denje dhe te tjera kushte. Betejen e tyre pra ata po e perballojne vete. Me te organizuar dhe me te vendosur se shume te tjere ne kushte shume me te mira.
Sa u perket intelektualeve te rinjve dhe arkitekteve qe mbrojne Piramiden nga shembja edhe ata kane format e tyre te protestes dhe te organizimit te cilat nuk kane asnje arsye te kalojne permes ndonje force politike por natyrisht perputhen kur qasjet jane te ngjashme perputhje dhe qasje te cilat ne po i ndjekim dhe po i mbeshtesim.
Cili do jete kursi ne vazhdim i opozites Si e mendoni periudhen e pare post-pushime per debatin e brendshem ne PS
Ate kurs veprimi ne e kemi shpallur ne Asamblene Kombetare te partise. Per ate kurs kane folur qarte dhe shkoqur kryetari yne Edi Rama dhe eksponente te tjere te partise. Perballja parlamentare dhe kudo per dekonstruktimin e cilitdo plani djallezor per ta zhbere lirine dhe drejtesine ne Shqiperi programi i qarte qeverises qe ne ofrojme per te ngjallur shpresen e nje qeverisjeje te ndryshme nga kjo e kusareve jane shtyllat kryesore te kursit tone. Qeverisje e re shtet-konsoliduese dhe jo shtet-rrenuese program i qarte ne funksion te nevojave imediate dhe te perspektives se njeriut te thjeshte shqiptar ne mbrojtje te prones publike dhe private me reforma te thella ne drejtesi arsim shendetesi gjithashtu. Gjera keto qe sic duket qarte nuk jane aspak ashtu si shpesh gabimisht komentohen pra si nderrim kursi por vetem vazhdimi i se njejtes beteje ne te njejtin shesh lufte me mjete me te forta dhe me te mprehta.