E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Paketa e Rezistencës Sociale, Rama: Kjo qeveri nuk i lë kurrë vetëm qytetarët që kanë nevojë

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama mëngjesin e kësaj të hënë ka publikuar edhe një herë paketën me 7 masat e Rezistencës Sociale.

Rama shkruan se qeveria që ai drejton nuk i lë kurrë në baltë qytetarët, të cilët janë në vështirësi dhe kanë nevojë për mbrojtje sociale.

“MIRËMËNGJES dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin”, -shkruan Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›