Rriten çmimet e transportit ndërqytetas, 100 lekë më shumë për të udhëtuar nga Fieri në destinacione të tjera

Për të udhëtuar nga Fieri drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë, pasagjerët duhet të paguajnë 100 lekë më shumë. Vendimi i shoqatës së vetme të transportit ndërqytetas në Fier, thotë se rritja është diktuar nga rritja e çmimit të naftës, dhe se është konsultuar edhe me Drejtorinë e Transportit Publik:
Ilir Lulaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas Fier thotë se rritja e çmimit është e përkohshme dhe e detyruar dhe nga konkurrenca e pandershme.
Lulaj shton se rritja pritet të bëhet edhe me VKM, qytetarët janë të ndëshkuarit në të gjitha anët.
Edhe në Fier 1 litër naftë, të mërkurën shitet me 260 lekë litri.