Dy vite pandemi, Shqipëria bën bilancet, autoritetet shpallin sfidat

Në 9 Mars të vitit 2020 autoritetet zyrtare të shëndetësisë konfirmuan rastet e para me koronavirus në vend , duke e bërë firkën e parandjerë prej dy majsh për shkak të pamjeve nga Wuhani edhe më prezente. Pas dy vitesh pandemi Shqipëria bën bilancet në fatalitete, të shëruar, në strategji të ndjekura e të munguara, por mbi të gjitha vlerëson rolin e padiskutueshëm të mjekeve dhe infemierëve që u sifuduan edhe me jetën e tyre.
Dy vite pandemi dhe dy vite sakrifica të panumërta për të gjithë. Të mbledhur në një ditë bilancesh , autoritetet e shëndetësisë dhe aktorët kyc të sistemit që luajtën rolet më të rëndësishme dhe më sfiduese të jetës së tyre sollën analiza, kujtesa, momente, ndjesi dhe emocionet e një përpjekje madhore që transformoi jetën e të gjithëve
Unë kujtoj me dhimbje çdo lajm për fatalitetet. Gjithashtu dhe për largimin nga kjo jetë fatkeqësisht të mjekëve dhe infermierëve të cilët humbën betejën e tyre teksa luftonin për të mbrojtur jetën e pacientëve.
Armata e mjekeve, profesorëve dhe infermierëve nxorën mësime të vlefshme nga kjo pandemi ndërsa politikës i duhet të ridimensionojë të gjithë sistemin shëndetësor.
Bilancet në fund të luftës shigjetuan në këtë takim tablonë e infordemisë që u mboll me shumë passion në disa ekrane ndërsa dëmet ranë mbi qytetarët që hezituan të vaksinohen.
një infodemie, një gjoja ekspertodemie, një shifrademie dhe grafikodemie. Siç ndodh gjithmonë brenda natës shtimi i rasteve u shoqërua me shumëfishimin e gjoja ekspertëve të zhurmshëm.
Ne do të duhet të jetojme gjatë tashmë me këtë virus. Testet, vaksinat, maskat dhe trajtimet anti-covid tashme janë mjetet e shtuara që do të na shoqërojnë gjatë, ndaj e rëndësishme është të mbrohemi me to dhe të mbrojmë të tjerët.