E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kumbaro nga Gjirokastra: Ky është viti i kthesës në menaxhimin e mbetjeve

“S’mund të kemi turizëm pa një mjedis të pastër”, u shpreh shpreh Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Gjirokastër, ku po kryhet rehabilitimi i venddepozitimit të mbetjeve. Në një siperfaqë rreth 15 mijë metra katrorë, për mbi tridhjetë vite mbetjet janë depozituar në këtë zonë që është shumë pranë qendrës së qytetit, duke u kthyer në një problem të rëndë mjedisor. 

Ministrja tha se me plotësimin e hartës me pika fundore të trajtimit të mbetjeve, është domosdoshmëri ndarja në burim për riciklimin e mbetjeve. Kjo gjë do të ndihmojë në uljen e vëllimit të mbetjeve që shkojnë në pikat fundore.

Kryebashkiaku Golemi tregoi se ky është një investim i shumëpritur në zonë.
Kohëzgjatja e punimeve të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Bashkisë Gjirokastër dhe GIZ për rehabilitimin e kësaj zone parashikohen 12 javë, për të qenë gati brenda fillimit të muajit maj që shënon edhe nisjen e sezonit turistik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›