E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zhvillimet në PD, Basha: Do të marr çdo hap, pa përjashtim!

Kreu i PD Lulzim Basha ka shprehur gatishmërinë e tij për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD. 
Duke folur të shtunën në mbledhjen me grupin e PD-së, ai tha se duhet arritur një qëndrim i përbashkët i të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. 

“I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim!

Të ofrojmë zgjidhje  për situatën dhe që i shërben PD, dhe jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokrateve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga radhët tona që nuk votoj” tha zoti Basha para grupit të deputetëve demokratë.

“Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje. I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët  e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratesh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”, tha Basha.

Deklarata e zotit Basha erdhi pas brenda grupit parlamentar të PD u shtuan thirrjet që ai të largohet nga kreu i PD pas humbjes në zgjedhjet lokale të parakohshme të 6 marsit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›