Kriza e çmimeve, Basha: PD do të kërkojë mocion me debat!

Pavarësisht zhvillimeve brenda PD, kreu i saj Lulzim Basha ka bërë të ditur se do i kërkojë grupit të deputetëve demokratë të organizojnë një mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve.
“Të hiqet taksa e qarkullimit dhe ngrirja e taksave si akciza apo e taksave të tjera, TVSH 6% për ushqime” tha zoti Basha.
Sipas tij “Kryeministri është tallur, u është përgjigjur me dhunë policore që PD e ka dënuar me forcë dhe deputetët tanë i janë gjendur pranë, një praktikë abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti”.
Sipas zotit Basha është nevojë imediate për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, që çmimet të jenë më pak. “PD, nuk e harron detyrën tonë para njerëzve dhe demokratët do të jetë në krye të kësaj beteje për krizën ku çmimet rriten dhe qeveria shton retorikën dhe dhunën” tha zoti Basha. “Një nga propozimet është që të kërkoj mocion me debat që qeveria të lërë llafet”, tha kreu aktual i PD.