E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e masave në Greqi, koalicioni humbet deputetë

Masat e ashpra që po miraton qeveria greke në këmbim të këstit të ndihmës prej 31.5 mln euro, po shkaktojnë “rrjedhje” deputetësh në koalicionin qeverisës. 

Kryeministri Antonis Samaras, takon sot liderët e partive të koalicionit, prej të cilëve do të kërkojë të bien dakort që masat të votohen në Parlament me procedura emergjente. 

Ndërkohë i ka dërguar një mesazh të qartë Grupit Parlamentar të partisë së tij, se nuk do të tolerojë asnjë kundërshtim, gjë që e vërtetoi me përjashtimin e deputetit Nikos Stavrogiani. 

Janë dy deputetë në grupin parlamentar të Demokracisë së Re, të cilët kanë deklaruar qëndrimin kundër masave të ashpra dhe nuk dihet sa do të shkojë numri i tyre, derisa të vijë dita për votim në parlament. 

Më të shumtë janë "rebelët" në gjirin e PASOK, të cilët kanë thënë publikisht se nuk do të votojnë paketën. Edhe nga E Majta Demokratike dy deputetë kanë njoftuar qëndrimin e tyre me votë kundër. 

Në dispozicion të qeverisë janë vetëm disa ditë, deri më 12 nëntor, datë kur do të zhvillohet takimi kritik i Eurogroup, ku pritet të hapet "drita jeshile" për lirimin e këstit shumë të nevojshëm të ndihmës prej 31.5 mld euro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›