Avokati i Popullit iken Poda Nuni drejtuese e institucionit
TIRANE - Florina Nuni komisionerja e rizgjedhur nje jave me pare nga Kuvendi ka marre ne dore frenat e drejtimit te institucionit te Avokatit te Popullit. Burime nga ky institucion pohojne se duke filluar nga data 5 nentor kur Avokatit te Popullit ne detyre Riza Poda i mbaroi mandati i komisionerit ne kete institucion ai eshte larguar perfundimisht ndersa drejtimin e ka marre sipas ligjit komisioneri me i vjeter ne detyre. Ne rastin konkret komisionerja me e vjeter eshte Florina Nuni e cila sapo ka nisur mandatin e trete ne kete institucion dy prej te cileve pa nderprerje. Vec kesaj Florina Nuni juriste me pervoje njihet si nje nga punonjeset me te vjetra te Avokatit te Popullit dhe qe ka mbajtur disa funksione te rendesishme ne kete institucion. Qe prej 16 shkurtit te ketij viti kur perfundoi mandati i Avokatit te Popullit Ermir Dobjani institucioni thuajse ka hyre ke kolaps duke rene edhe rendimenti i punes. Te pakten gjate ketij viti ky institucion ka publikuar shume pak dokumente ndersa ka kryer me pak inspektime krahasuar me vite te tjera kur drejtohej nga Dobjani. Aktualisht Dobjani ka pohuar se do te jete serish kandidat per drejtimin e ketij institucioni ndersa nuk dihet se kur do te jete koha qe Parlamenti do mblidhet per te shqyrtuar kandidaturat. Momentalisht asnje kandidature nuk eshte paraqitur zyrtarisht ne Kuvend edhe pse gjithcka duhej te kishte perfunduar para 16 shkurtit te ketij viti. fa.ma