E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa e shpetimit Obama- kongresit Fund cirkut politik

Presidenti amerikan Barack Obama premton  të nxjerrë ekonominë amerikane nga stanjacioni  përmes një pakete koniunkturore ambicioze. Thelbi i paketës 450 miliardë dollarëshe, të cilën Obama e paraqiti me një fjalim para dy dhomave të Kongresit në Uashington, janë ulje të gjera të kontributeve sociale dhe lehtësira fiskale për të ardhurat e vogla dhe të mesme.

“Po i dërgoj kongresit amerikan një plan që duhet të miratohet mënjëherë. Quhet ‘American Jobs act’”- deklaroi presidenti që kërkoi gjithashtui t’i jepet fudn të ashtuquajturit cirk politik

 “Qëllimi i Aktit Amerikan të Punës është i thjeshtë: që sa më shumë njerëz të kthehen në punë dhe më shumë të holla në xhepat e atyre që punojnë. Do të krijoj më tepër punë për punëtorët e ndërtimit, më tepër punë për mësuesit, më tepër punë për veteranët, më tepër vende të punës për të papunësuarit afatgjatë. Do të ketë shkurtim të taksave për kompanitë që marrin punëtorë të rinjë dhe do t’i zvogëloj taksat në rroga për gjysmë, për çdo punëtor amerikan dhe çdo biznes të vogël”- tha Obama.

Sipërmarrjet do të shtyhen drejt krijimit të vendeve të reja të punës me anë të stimujve fiskalë, do të investohet në sistemin arsimor dhe infrastruktura do të modernizohet dhe përmirësohet. Pagesat e ndihmës për të papunët do të zgjaten. Programi do të financohet nëpërmjet kursimeve në zëra të tjerë.

Deficiti shtetëror amerikan, nuk do të zmadhohet më tej në planin afatgjatë, siguroi Obama. Përballë krizës kombëtare, para së cilës gjendet SHBA-ja, republikanëve dhe demokratëve po  u kërkohet të përmbushin përgjegjësinë e tyre, vijoi presidenti.

 Qëllimi mbetet të reduktohet papunësia që tejkalon 9% në shtetet e abshkluara e që pritet të jetë tema e nxehtë e fushatës  presidencaile të vitit që vjen .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›