Buxheti Bode e Malaj perplasen per borxhin
TIRAN- Borxhi publik eshte nje ceshtje qe po mbizoteron diskutimet mbi buxhetin e vitit 2011. Ministri i Financave Ridvan Bode dhe deputeti socialist Arben Malaj i cili ka drejtuar financat gjate qeverisjes se majte shkembyen replika te forta gjate mbledhjes se djeshme te Komisionit te Ekonomsie per shqyrtimin e buxhetit te vitit 2011.
Malaj i kujtoi Bodes angazhimin e qeverise per uljen e borxhit publik deri ne 54 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto deri ne fund te vitit 2013 objektiv i cili sipas tij po behet gjithnje me i pamundur duke pare treguesit fiskale te vendit.
Te marresh angazhim publik qe do shkurtosh borxhin ne 54 per qind te PBB-se dhe te japesh pergjigje si Minister Financash i nje vendi te cilit i kekohet te ule borxhin qe une kam hapesira per ta rritur edhe me ate kjo eshte pergjegjesi jashtezakonisht e madhe - tha Malaj.
Nga ana tjeter Bode mbeshteti qendrimin e tij se vendi ka kapacitete per te perballuar nje borxh edhe me te madh por se angazhimi i qeverise eshte per ta ulur ate. A ka kapacitet shqiperia per te rritur borxhin publik
Sigurisht qe ka por ne mendojme qe eshte me mire te ulim dhe te jeni te bindur qe nje pjese e vendeve kufizohen ne borxhin publik jo se nuk i le FMN-ja dhe opozita por sepse nuk kane mundesi ta sherbejne me ne menyre te arsyeshme - tha ai.
Me tej Bode dhe Malaj diskutuan edhe per paralajmerimet e FMN-se per borxhin publik shqiptar ku ky i fundit permendi faktin se niveli i tij per nje vend ne zhvillim nuk duhet te kaloje me shume se 40 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.
Administrata asnje vend pune shtese gjate 2011
Adminstrata publike nuk do te hape asnje vend te ri pune pergjate vitit 2011. Do te jene plot 89 300 nepunes ata qe do te punojne ne administrate dhe asnje me shume. Kjo shifer eshte percaktuar edhe ne buxhetin e shtetit i cili eshte ligj dhe per tu ndryshuar do te duhej votimi ne Kuvend.
Percaktimi ne buxhet i numrit te punonjesve buxhetore eshte nje risi e ndermarre ne kuader te reformimit te administrates dhe sistemit te pagave. Prej me shume se nje muaji e gjysme vijon punen nje grup i posacem per verifikimin e organikes se institucioneve dhe sistemit te pagave. Ne fund te punes grupi do te ofroje sugjerimet e tij ne lidhje me reformen.