Paketa fiskale 2022, Ibrahimaj prezanton ndryshimet, lehtëson taksat për pagat e ulëta

Qeveria do të lëhtësojë taksat për pagat e ulta. Nga viti që vjen, për pagat deri në 40 mijë lekë tatimi do të jetë zero. Komisioni i ekonomisë dhe financave i hapi rrugën diskutimeve për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Këtë të martë, ministrja e financave Delina Ibrahimaj prezantoi të gjitha ndryshimet ligjore që sjell paketa e re fiskale. Komisioni i ekonomisë dhe financave i hapi rrugën diskutimeve për paketën fiskale të vitit të ardhshëm. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj prezantoi të gjitha ndryshimet ligjore që sjell paketa e re fiskale.
Ndonëse diskutimet për paketën fiskale do të bëhen ditët në vijim, deputetët e të dy kampeve ngritën disa shqetësime që në prezantimin e ndryshimeve.
Paketa fiskale e vitit 2022 synon të rris me 600 milion euro të ardhurat në buxhetin e shtetit. Nga viti që vjen, tatimi për pagat deri në 40 mijë lekë do të jetë zero. Paketa parashikon gjithashtu reduktim të TVSH-së për imputet bujqësore, duke shtuar se do të ketë një garanci 1 miliard lekë për fermerët.
Nga ana tjetër, gazi për konsum dhe përdorim shtrëpiak do të taksohet më 6 lekë për litër si dhe do të rritet akciza për cigaret dhe karburantet.
Një tjetër ndryshim është heqja e TVSH-së të rimbursueshme për industrinë e përpunimit të qumështit, vendosja e taksës 100 lekë për kilogram për qumështin pluhur të importit si dhe përjashtimin nga TVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë që është aktualisht.