Sipërmarrësit turq, investime të reja në agroindustri dhe blegtori

Sipërmarrësit turq, po rrisin interesin për investime të reja në sektorin e agroindustrisë dhe blegtorisë në Shqipëri. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca mirëpriti në një takim pune ambasadorin e Turqisë, në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, për të biseduar mbi bashkëpunimin dypalësh në bujqësi.
Krifca vuri në dukje se, agroindustria dhe blegtoria janë sektorë që po tërheqin interesin e sipërmarrësve turq për të investuar në Shqipëri. “U dakordësuam për një qasje të përbashkët, me proaktive, për të motivuar sipërmarrësit turq për investime në agroindustri dhe blegtori ku ata kanë shprehur interes e për të cilat Shqipëria ka një potencial të madh”, deklaroi Krifca.
Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Ndërsa investimet turke në vendin tonë, janë tashmë të përhapura në shumë fusha, si në bujqësi, në sektorin bankar deri tek sektori i shërbimeve.