Paketa fiskale 2026, Bardhi: Ka mungesë transparence, nuk na dhatë kohë për diskutim

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka akuzuar qeverinë se po kalon paketën fiskale që shoqëron buxhetin 2026 pa u diskutuar në komisione, ndërkohë që iu bë publike deputetëve vetëm 24 orë përpara.
Bardhi tha se kjo paketë synon faljen e 2 miliardë euro detyrimeve që bindëset kanë ndaj shtetit, ndërkohë që pensionistët marrin vetëm rritje simbolike.
Deputeti i PD-së tha se qëllimi i qeverisë është të kalojë projektligjet pa transparencë, duke mos i lejuar shqiptarët të kuptojnë ndikimin real të paketës fiskale.
“Ju nuk doni të flitet as për buxhetin, qëllimi i vetëm i këtij buxheti dhe paketës fiskale është që ju t’i falni bizneseve në oborrin e Edi Ramës 2 mld euro detyrime ndaj shtetit shqiptar, prandaj nuk do i të diskutohet paketa fiskale dhe shqiptarët të mësojnë se kush është qëllimi i vërtetë i paketës fiskale që shoqëron buxhetin. Pensionistëve po bëni sikur po i rrisni pensionin dhe bizneseve të lidhura me qeverinë u falni 2 mld euro. Duhet të informojmë shqiptarët nëse buxheti i qeverisë është në shërbim të tyre apo të projekteve që do vishen njëlloj siç u vodhën në tunelin e Llogarasë. Kjo është arsyeja që nuk i jepni kohën e mjaftueshme deputetëve që të mos e diskutojmë”, tha Bardhi.
Bardhi akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi se po cenon rregullat e Kuvendit duke mos lejuar diskutim të plotë për projektligjet.
“Ju z.Peleshi nuk njihni më as kushtetutë, as rregullore, por vetëm porosi politike dhe po cenonin në mënyrë flagrante rregullat e bashkëjetesës në këtë sallë. Një ligj i zakonshëm nuk mund të diskutohet në seancë pa u përmbush dy javë diskutimi në komisione dhe ju doni të kaloni 8 projektligje lidhur me paketën fiskale dhe buxhetin dhe ju i jepni vetëm 24 orë kohë”, tha Bradhi.
/rtsh.al/