E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paketa fiskale, miratohen taksat e reja Rozeta Rapushi

Revolucion fiskal e quajti dje kryeministri Sali Berisha, paketen e re fiskale te miratuar ne mbledhjen e qeverise. Kjo pakete, ne ndryshimet e sjella ne nje sere projektligjesh si ai per akcizat, taksat kombetare apo tarifat doganore, ben zero tarifen doganore prej 10 per qind, per te gjitha importet per industrine e konfeksioneve dhe kepuceve, pergjysmon akcizen e birres, si dhe heq taksen e importit dhe te shitjes se makinave. "Behet zero tarifa doganore prej 10 per qind, per te gjitha importet per industrine e konfeksioneve dhe kepuceve. Nga kjo mase, buxhetit do t'i mungoje 1 miliard e me shume leke, por, nga ana tjeter, kjo industri, e cila ne shume nga sipermarrjet e saj funksionon per moden me te larte te Evropes e te botes, do te kete mundesi te zgjerohet", u shpreh entuziast kryeministri Sali Berisha. Ai theksoi faktin se ky projektligj eshte diskutuar gjeresisht me Keshillin e Biznesit, i cili e ka mirepritur dhe vleresuar shume. Po keshtu, Berisha permendi nje vendim tjeter shume te rendesishem, per pergjysmimin e akcizes se birres, packa se si u shpreh ai, disa birre-pires te medhenj mbeten te pakenaqur. "Por ne e kemi hallin tek qytetaret e sipermarresit. Nuk e kuptova pse u zemerthyen. Ishte 22 euro dhe ne e zbritem nen 11 euro, pra, e ulem me 50 per qind dhe beme shume mire, sepse kjo eshte nje industri qe puneson 3 mije vete ne Shqiperi, eshte nje industri nder me modernet dhe prodhimet e saj jane te shkelqyera", theksoi kryeministri. Kreu i qeverise u ndal edhe tek heqja e takses se importit dhe e shitjeve te makinave, edhe kjo pjese e revolucionit fiskal. "Natyrisht, do te kete tarife mbi karburantet. Kjo eshte jetike dhe nuk eshte absolutisht per buxhetin, por per te mbrojtur mjedisin. Duhet te kemi nje gje te qarte, se duhet te bejme gjithcka per mjedisin, se duke mbrojtur mjedisin, mbrojme jeten tone", u shpreh ai. Kryeministri theksoi faktin se mbrojtja e shendetit dhe observimi i standardeve te pranueshme perben nje kusht te domosdoshem. Ndaj dhe taksa e karbonit e tera, pervec pjeses qe mund t'i mbetet qeverise vendore, do te kaloje per mbjelljen e drureve frutore. "Meqenese pyllezimin e kemi konceptuar me shume te drejte, si pyllezim me drure frutore te vendit, atehere edhe kjo perben nje zhvillim shume te madh per ecjen perpara ne dy projektet madhore kombetare, projekti i ullirit dhe projekti i arroreve", u shpreh kryeministri. Berisha theksoi se ka nje qendrim te integruar midis ketyre elementeve te revolucionit fiskal, kesaj pakete dhe projekteve te tjera qe jane jetike per shnderrimin e Shqiperise vend i zhvilluar. "Shqiperia nuk do te behet vend i zhvilluar vetem me keto dy projekte. Jo! Por per Shqiperine, keto dy projekte jane jetike dhe do te bejme gjithcka te krijojme pasuri e vlera per te rritur te ardhurat ne cdo skaj te vendit", u shpreh ai.

Vleresimi

Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje propozimin e fundit, per te vendosur pagen minimale 200 mije leke. Madje ai siguroi se shume shpejt, sapo te krijohen mundesite do te kalojme ne pagen minimale per ore pune.

Tabele

Paketa Fiskale, ndryshimet

Ndryshimet ne ligjin per "Taksat Kombetare"

Hiqet taksa e makinave te perdorura (ne import dhe ne shitje brenda vendit), taksa vjetore e qarkullimit, taksa e regjistrimit te pervitshem te mjeteve.

Aplikohet takse e re te qarkullimit. Kjo takse do te jete nje takse fikse, per liter mbi gazoilin dhe benzinen, te importuara apo te prodhuara ne vend, ne masen 5 leke per liter, deri ne daten 31.12.2011

Nga 1 janari 2012, masa e kesaj takse do te jete 7 leke per liter.

Strukturim i takses se karbonit: Solar dhe Mazut: 3 leke per liter

Vajguri: 3 leke per liter

Koks nafte: 3 leke per kg

Aplikimi i takses vjetore te mjeteve te perdorura, me formulen: Cilindrata ne cm3 x koeficienti sipas vjetersise x taksa fikse per llojin e karburantit. Taksa fikse per llojin e karburantit eshte 25 leke per naften dhe 20 leke per benzinen. Koeficientet per vjetersine, per tre vitet e para jane 0.

Nivelet e Tarifes Doganore

Tarifa doganore per veshjet e gatshme (rrobat) behet 0 per qind 2.

Tarifa doganore e lendeve te para te industrise se konfeksioneve ( fasonistet ) behet 0.

Ndryshimet ne ligjin "Per Akcizat"

Rimbursim ne menyre automatike te akcizes se lendeve djegese solarit dhe mazutit per industrite vendase te prodhimit.

Ulet akciza e birres:

Deri ne 70,000 hl: 10 lek/liter

Nga 70,001 - 200,000: 12 lek/liter

Nga 200,001 - 300,000: 15 lek/liter

Mbi 300,000 hl: 30 lek/liter

Rritja e akcize per mazutin, solarin dhe lendet e tjera djegese: 37 leke/kg

Rritja e akcizes per "koks nafte" ne 2 leke/kg

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›