Krim brenda familjes në Fier, gruaja vret burrin

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” të qytetit të Fierit ku shtetasja Dallëndyshe Kasa ka vrarë bashkëshortin e saj Çelo Kasa duke I hedhur vaj të nxehtë në vesh.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes çiftit ndërsa si pasojë është plagosur edhe autorja e vrasjes e cila është dërguar në spitalin e Fierit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.