PD: Ja mediat e Ramës
Tiranë -Partia Demokratike ka bërë të ditur sot një monitorim të medieve, dhe njëanshmëria e paraqitjes së informacionit për parti të ndryshme. Duke u bazuar mbi të dhënat e agjencisë New Politics, zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli ka akuzuar tre media në vend, si Top Channel, NEWS 24 dhe Vizion Plus, për njëanshmëri për publikimin e informacioneve që kanë të bëjnë me partitë politike, duke iu dhënë më shumë Partisë Socialiste.
“Kështu, ju keni para jush, një studim të pavarur të një agjencie shumë serioze, New Politics, i cili fakton se në javën nga data 5 deri në 10 Maj, Top Channel nën ndikimin e Edi Ramës ka transmetuar për opozitën, pra për Partinë Socialiste 4500 sekonda kundrejt vetëm 1427 sekondave për qeverinë dhe 1345 sekondave për partinë më të madhe të vendit, PD. Pra siç e shihni kjo media transmeton 2 herë më tepër për Partinë Socialiste se sa për qeverinë dhe Partinë Demokratike të marra së bashku. Ky është standardi i lirisë së mediave të kontrolluara nga Edi Rama”-theksoi Mëhilliu.
Ajo shtoi se një standard të tillë të censurës ka dhe televizioni tjetër V+. “Sipas këtij standardi Edi Rama ka 3592 sek. Qeveria ka gjithsej në lajmet e saja vetëm 348 sek. Qartësisht më pak se LSI që ka 556 sek dhe më pak se G99 që ka 359
sek apo Poli i Lirisë që ka 1445 sek. Të marra së bashku PD dhe Qeveria kanë gjithsej 2065 sek. Pra ka 1500 sek më pak se Edi Rama dhe më pak se Poli i Lirisë, G99 dhe LSI të marra së bashku. Ky është standardi që Edi Rama i imponon Tele Jalës”-vijon deklarata.
“Po marrim televizionin tjetër News 24. News 24 është kampione. Për Edi Ramën ka dhënë 6076 sek ndërsa për Partinë Demokratike dhe qeverinë të marra së bashku ka transmetuar gjithsej 2020 sek, pra 3 herë më pak”-tha më tej zëdhënësja e selisë blu.
Ajo theksoi se këto media shkelin në mënyrë flagrante ligjin ligjin e vendit, Kodin e Gazetarisë dhe Informacionit dhe Etikën Profesionale. Megjithatë, Partia Demokratike ka përshëndetur disa media të caktuara, që ruajnë me përgjegjshmëri profesionale, raportet midis PD e PS ose afër normales siç është ALSAT, TV ORA, etj.