E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 23 të vdekur nga shpërthimet

Pakistan, 23 tetor NOA Të paktën 23 vetë kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve me bomba dhe një shpërthim i tretë që ndodhën sot në Islamabad.

Autoritetet vendase thanë se në ngjarjen e parë një person kreu sulm vetëvrasës duke përplasur kamionin-bombë me një objekt ushtarak.

Nga sulmi u vranë tetë vetë dhe u plagosën 13 të tjerë.

 Sulmi u krye në një postbllok pranë Kompleksit të Aeronautikës së Pakistanit në Kamra, në perëndim të kryeqytetit, Islamabad.

Vetëm pak orë më vonë, një makinë-bombë shpërtheu pranë një restoranti në qytetin veri-perëndimor të Peshavarit, duke plagosur tetë vetë.

Ndërsa në rajonin fisnor Mohmand, një shpërthim hodhi në erë një autobus me dasmorë, ku mbetën të vdekur 15 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›