Fischer konfirmohet president
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, ka fituar nga zgjedhësit edhe një mandat të dytë për këtë post. 71 vjeçari u rizgjodh edhe për gjashtë vjet në këtë funksion ditën e dielë, pasi fitoi 78,9 për qind të votave.
Me këtë rezultat ish- zëvendës-kryetari i socialdemokratëve fitoi bindshëm kundër rivales së tij, Barbara Rosenkranz, nga Partia e Lirisë me orientim të djathtë popullist, (FPÖ) dhe kundër kandidatit tjetër për këtë funksion, Rudolf Gehring nga Partia Kristiane e Austrisë.
Partia Popullore konservatore e Austrisë, e cila së bashku me socialdemokratët qeveris në Vjenë, nuk kishte paraqitur asnjë kandidat të sajin për këtë post në zgjedhje.
Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ishte vetëm 49.2 për qind, e që njëkohësisht ishte një prej pjesëmarrjeve më të ulëta në zgjedhjet në historinë më të re të Austrisë.