Pakistan, 8 ushtarë të vdekur nga një sulm i NATO-s

Zyrtarët pakistanezë kanë raportuar se helikopterët e NATO-s nga Afganistani kanë sulmuar sot një postë kufitare pakistaneze , duke vrarë të paktën tetë trupa.
Guvernatori i provincës veri-perëndimore, Kajber Paktunka, Masud Kausar, tha se incidenti në të cilin "tetë ushtarë pakistanezë u martirizuan" ishte një shkelje e sovranitetit të Pakistanit.
Disa zyrtarë ushtarakë pakistanezë raportuan për agjencitë perëndimore të lajmeve 14 ushtarë të vdekur deri tani. Ndërsa NATO-ja thotë se po heton ende rreth këtij incidenti.
Një zëdhënës i Forcës të Ndihmës së Sigurisë Ndërkombtare të NATO-s i tha agjencionit të lajmeve AFP: "Ne jemi të vetëdijshëm se një incident ka ndodhur. Jemi ende në procesin e mbledhjes së informacionit".