E Diel, 1 Nëntor 2026

NATO vret 8 ushtarë pakistanezë, Islamabadi bllokon furnizimin

Lajmi bëhet i ditur nga burime ushtarake, sipas të cilave ndër viktimat të sulmit në një zonë tribale në veri-perëndim të Pakistanit, ishte edhe një oficer.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Pakistanit, zyrtarët e të cilit vendosën të bllokojnë furnizimin e NATO-s në Afganistan.   

"Ne kemi ndaluar furnizimin e NATO-s me urdhër të qeverisë federale të Islamabadit", tha për AFP-në Mutahir Hussain, një zyrtar i lartë i zonës tribale në veri të Pakistanit, ku ndodhet qafa e Khyberit, rruga kryesore hyrëse për kamionët që furnizojnë veçanërisht me karburant forcën ndërkombëtare në Afganistan (Isaf)./Start/

                                                                                             2011-11-26 09:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›