E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vjeshta 2011”prangos 2 persona për armëmbajtje pa leje

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje. Operacioni “Vjeshta 2011” ka vënë në pranga, Aldo Gushmari, 26-vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë dhe Oltion Kenuti, 31 vjeç, banues në lagjen “Sul Papri” në Elbasan.
 

Gushmari u arrestua pas një kontrollit të ushtruar në makinën e tij me targa të huaja BB 297 A. Forcat e rendit i kanë gjetur në makinë një pistoletë, të cilën e kishte pa leje. Arrestimi i tij është kryer nga forcat e policisë në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit.
 

Një tjetër aksion i policisë, pak orë më vonë, ka vënë në pranga 31 vjeçarin Kenuti, pas kontrollit në makinën e tij tip “Mitsubishi”, me targa EL 3255 C. Atij ju gjet në mjet një armë zjarri pistoletë të cilën e mbante pa leje.
Policia ka dërguar dokumentacionin në prokurori, dhe të dy personat akuzohen për armëmbajtje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›