E Diel, 1 Nëntor 2026

Armeni: Kërkohet dorëheqja e presidentit

Rreth tre mijë mbështetës të opozitës u mblodhën në Jerevan, kryeqyetin armenas duke kërkuar dorëheqjen e presidentit, Serzh Sarkizian.

Me ankesat për korrupsion institucional dhe dështime demokratike blloku opozitar, Kongresi Kombëtar i Armenisë, theksoi se ka edhe baza ligjore për nxjerrjen e Sarkisianit para gjyqit.

Lideri i bllokut, Levon Ter-Petrosian, përsëriti kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme, por theskoi gjithashtu se aleanca do të ketë nevojë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›