E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, aksidentohen 4 pjesëtarë të një familje, rëndë 18-vjeçarja

Tiranë-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës. Nga përljasja e dy automjeteve janë plagosur rëndë katër pjesëtarë të një familjeje.

Makina tip Benz është përplasur me autobuzin me targa të Vlorës, ku për pasojë u aksidentua një familje. Nga të cilët një vajze 18 vjeçare është në gjendje shumë të rëndë në spital. Benzi 140, me targa të Tr 2090 D, po udhëtonte në drejtim të Tiranës, kur po kthehej në një pikë karburanti për tu furnizuar është përplasur me autobuzin e  Vlorës.

Nga burimet polilore mësohet se nuk ka asnjë të lënduar nga pasagjerët e autobuzit, ndërsa pasagjerët e makinës janë dëmtuar shumë. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë i vogël që është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›