Rubik, polici gjen të mbytur në lumë 56- vjeçarin
Rubik- Një 56 vjeçar është gjendur i mbytyr sot në lumë. Ka qenë një polic shërbimi që kur po shkonte në punë ka pikasur kofomën. Ndue Kol Ndoi është nga Rrënja e Zezë e Rubikut (Mirditë) dhe mendohet të jetë mbytyr mbrëmë në lumë, në rrethna ende misterioze.
Kufoma është dërguar për ekspertizë në morgun e spitalit të Rrëshenit dhe nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo mbytje, çka ka bërë që policia të ngre si version kryesor atë të vdekjes aksidentale. Mendohet se 56-vjeçari, baba i 6 fëmijëve, ka qenë duke kaluar në urën e fshatit teksa është rrëzuar dhe ka rënë në lumë. Aty ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Shkak mund të ketë qenë errësira si dhe ura e lëkundshme, pasi në fshatin Rrënja e Zeza është një urë model ushtrie. Gjithsesi Komisariati i Mirditës po merr në pyetje edhe familjarët për të hetuar më tej mbi ngjarjen.