E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë makina, shpëtojnë 3 familjarët

Berat- Një makinë ka marrë flakë në rrugë, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht tre pjestarët e familjes që udhëtonin në të. Dyshohet se shkak i flakëve që çuan në shpërthimin e mjetit ishte një shkarkesë elektrike në motorr.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vodicë të rrethit të Beratit, kur mjeti tip Golf me targa BR 1162 B, që udhëtonte nga Poliçani në drejtim të Beratit ka shpërthyer, si pasojë e një mase elektrike në pjesët motorike të mjetit. Tre pjesëtarë të një familje nga qyteti i Beratit po udhëtonin drejt Poliçani ku kishin shkuar për të kaluar fundjavën.

Rapo Kuqi me bashkshorten dhe fëmijën e tij nuk janë dëmtuar por vetëm janë zënë nga paniku teksa kanë parë makinë e tyre të përfshihet nga flakët. Drejtuesi i mjetit dhe dy familjarët e tij kanë zbritur menjëherë nga mjeti sapo kanë parë shkëndijat e flakëve të shfaqura në makinë.

Kanë qënë udhëtarët e rastit ata të cilët kanë lajmëruar zjarrëfikësen dhe policinë e qytetit, të cilët bënë të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit në mjet, duke shmanugur përhapjen e flakëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›