E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan: Kërcënimi i SHBA-ve dëmton lidhjet

Ministria e Jashtme e Pakistanit tha se tërheqja e vërejtjes nga ana e Shteteve të Bashkuara kundër militantëve me seli në Pakistan, shkon përtej bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit ndërmjet dy aleatëve. Të mërkurën, sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë të mundshme për t`i mbrojtur forcat amerikane në Afganistan, nga militantët me seli në Pakistan. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme pakistaneze, Tehmina Janjua, tha sot se kjo deklaratë “nuk është në linjë me bashkëpunimin, që ekziston ndërmjet dy vendeve”. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, përfshirë zotin Paneta, për sulmin e së martës kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe selisë së NATO-s në Kabul, e kanë fajësuar rrjetin Hakani, grup me seli në Pakistan dhe aleat me al-Kaidën dhe me Talibanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›