E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, shpërthim kamikaz në funeral, 30 të vdekur

Ka shkuar në 30 numri i viktimave të atentatit vetëvrasës së sotëm në distriktin fisnor të Dir Inferiore, pranë kufirit me Afganistanin.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime spitalore lokale. Shpërthimi që ka ndodhur në funeralin e një lideri tribal ka shkaktuar edhe rreth 60 të plagosur, disa prej të cilëve rëndë.

Sipas policisë, atentati ka pasur si objektiv të ndëshkojë komunitetin fisnor të Jandool për suportin e dhënë për qeverinë e Islamabadit në shtypjen e talebanëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›