E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Humbja 8-2, asgjë!

Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se ekipi i tij është rikthyer pas disfatës turpëruese nga Manchester United, duke shtuar se deklasimi nuk vleu për asgjë.

“Ju duhet të merrni parasysh se vitin e kaluar ne ishim ekipi më i mirë. Ndeshja ndaj Manchester United u harrua. Me rëndësi janë pikët. Por, ne duam të luajmë mirë. Ndaj Swanseas ne ishim në presion të madh dhe do të jemi përsëri”.

“Ne duhet të fitojmë. Ne po jetojmë në një ambient që dyshon në ne kur nuk po fitojmë. Ne duhet të shfaqim paraqitje të mira dhe qëndrueshmëri. Ja pse është me rëndësi të mos flasim shumë, por të punojmë”, pohoi francezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›