Josipovic- Petrovic: Forcim i marrëdhënieve Kroaci-Kosovë

Në ditën e dytë të vizitës në Zagreb, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Slobodan Petrovic, u prit në takim nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic. Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit u zotuan për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Kroacisë.
“Procesi i integrimeve evropiane dhe liberalizmi i vizave është vendosur prioritet i institucioneve të Kosovës në axhendat ditore të punës”, tha zëvendëskryeministri Petrovic. Ai e njoftoi presidentin kroat edhe për proceset e tjera, nëpër të cilat po kalon Kosova, si dhe me progresin e shënuar në procesin e decentralizimit dhe reformën në qeverisjen lokale.
Presidenti Josipovic nga ana e tij tha se Republika e Kroacisë i përcjell me vëmendje të madhe zhvillimet në Kosovë dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe shtetit kroat ta mbështes dhe përkrah Kosovën në zhvillimet integruese.
Gjatë vizitës në Kroaci, zëvendëskryeministri Petrovic zhvillojë një takim të veçantë edhe me kryetarin e Komunës së Zagrebit, Milan Bandic. Edhe gjatë këtij takimi, Petrovic ka prezantuar progresin e arritur në kuadër të reformës në pushtetin lokal si dhe reformat e aplikuara në Kosovë në organizmin e komunave.